
Ministri i Çështjeve Evropiane të Francës, Clement Beaune tha se ka shumë të ngjarë që Bashkimi Evropian të miratojë një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë të mërkurën pas raportimeve për vrasjet e civilëve në Ukrainën veriore nga forcat ruse.
Sanksionet e reja ndoshta do të miratohen nesër.
Rusia ka mohuar çdo akuzë në lidhje me vrasjen e civilëve, përfshirë në Bucha.
I dërguari i saj në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, thotë se Rusia do të paraqesë "prova empirike" në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën që tregojnë se forcat e saj nuk ishin të përfshira në mizori.



