Tensionet Rusi-Ukrainë/ Kalemaj: Shqipëria vetëm rol mbështetës, kaq ka mundësi (VIDEO)

Tensionet Rusi-Ukrainë/ Kalemaj: Shqipëria vetëm rol mbështetës, kaq ka mundësi (VIDEO)

Analisti Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ teksa ka komentuar tensionet më të fundit mes Rusisë dhe Ukrainës deklaroi se Shqipëria edhe pse është anëtare e NATO-s nuk mund të ofrojë vetëm rol mbështetës sepse sipas tij deri aty shkojnë kapacitetet e saj.

Ndër të tjera ai tha se Shqipëria më shumë është përfitues se sa kontribuues në këto operacione dhe se sipas Kalemaj deklaratat politike janë për konsum politik të ditës dhe jo se kanë në pamje gjeopolitikën e vendeve.

Ne vuajmë se duke qenë një vend i vogël, këtë e përdorim shpesh mes gjigandëve në favorin tonë. Shqipëria vërtetë është anëtare e NATOs, por vërtet janë të gjithë të barabartë, por ka dhe të barabartë mes të barabartëve dhe ne nuk mund të barazohemi me vendet e tjera që nuk përmbushim GDP e ushtrisë, madje as Gjermania nuk e përmbush prandaj të gjithë janë të kondicionuar nga SHBA. Shqipëria ka pasur rol mbështetës, logjistik operacional por jo rol primar sepse aq kapacitete ka. Shqipëria më shumë është përfitues se sa kontribuues në këto operacione.

Kështu që deklaratat politike janë për konsum politik të ditës dhe jo se kanë në pamje gjeopolitikën e vendeve. Rama ka abuzuar më shumë se askush me rolin e Shqipërisë. Shqipëria nuk mund të bëjë një gjë të madhe përveç faktit se duhet përshëndetur që është pjesë e këshillit të sigurimit.

Sa i përket Rusisë të vetmin zonë vunerabël që ka është ballkani perëndimor dhe ajo ka influencë të drejtpërdrejtë aty përmes Serbisë dhe Malit të Zi ku ka një prezencë të madhe ruse. Natyrisht në rastin e Ballkanit perëndimor apo shqiptarëve në përgjithësi e mira është të koordinohen mes tyre për të shmangur këto rreziqe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy