
Kryetari i Komisionit Parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun, në një prononcim për Televizionin shtetor serb, tha se arrestimi i dy serbëve në Kosovë, ishte pjesë e një fushate të planifikuar dhe të koordinuar mirë në Tiranë dhe Prishtinë dhe se raste të tilla të arrestimit të paligjshëm do të vazhdojnë edhe më tej, raporton sot “Telegrafi” serb.
Sipas tij, Drecun tha se nuk ishte i befasishëm arrestimi i dy serbëve të akuzuar për spiunazh.
"Ky është një ndër vitet më me presionin më të lartë ndaj popullit serb të cilët ndalohen për të shkuar në Kosovë si dhe për ata që janë dëbuar të mos kthehen më", tha Drecun duke komentuar ndalimin e dy serbëve në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Ai tha se Prishtina dëshiron të ushtrojë presion mbi Beogradin me lëvizje të njëanshme që e bëjnë të vështirë mbijetesën e popullit serb në Kosovë, duke ndaluar plotësisht vazhdimin e çfarëdo lloj bisedimesh mes Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas Drecun, shqiptarët duan të krijojnë hapa konkrete për pranimin e Kosovës në Shqipëri, e cila vjen krahas mbështetjes së heshtur të shumë vendeve perëndimore që e kanë njohur pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës.
Kujtojmë se Policia e Kosovës dje kishte arrestuar dy të dyshuar serb tek pika kufitare “Dheu i Bardhë”.
Të ndaluarit, sipas policisë janë një 41vjeçar dhe një 60vjeçar, të cilët dyshohen për veprën penale “Spiunazh”.
(Përgatiti Zana Beja)



