Reforma në Drejtësi është një hap i rëndësishëm për hapjen e negociatave. Ndaj palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për t’a miratuar atë sa më parë. Kësaj radhe është ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, që përsërit kërkesën e bërë edhe herë të tjera nga zyrtarët e BE.
“Reforma në Drejtësi ka nevojë për bashkëpunimin e palëve. Është hap i rëndësishëm për hapjen e negociatave në BE” deklaroi Hoffman gjatë nënshkrimit të një marrëveshjes për eficensën e energjisë në Ministrinë e Energjetikës dhe Industrisë.



