Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk heq imunitetin e Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk heq imunitetin e Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku, duke mos i dhënë dritën jeshile arrestimit të saj.

 

Rrëzimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme u bë me 82 votat kundër të mazhorancës dhe 47 të opozitës, e cila ishte pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

 

Deputeti socialist Ulsi Manja në paraqitjen në parlament të raportit rekomandues të Partisë Socialiste, tha se nuk ekzistojnë kushtet për rëndimin e masës së sigurisë.

 

Ai deklaroi në seancën e sotme parlamentare, se çështja e cila duhet t’i mbetet vetëm drejtësisë, është shndërruar në një proces politik në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe në një gjyq publik.

 

Manja shtoi se nga shqyrtimi i materialeve në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, rezulton se akuza ndaj deputetes Belinda Balluku nuk ka ndryshuar dhe se nuk ka akuzë për korrupsion dhe as për pengim të drejtësisë.

 

Në emër të PS, ai u shpreh se rekomandojnë mosdhënien e autorizimit pasi nuk rezulton të jetë evidentuar domosdoshmëria e një mase të tillë rënduese në raport me ushtrimin e mandatit parlamentar dhe ushtrimin e funksionin e Kuvendit.

 

Ndërkohë jashtë parlamentit, Partia Demokratike mban protestë në kundërshtim të një vendimi të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy