Vrasja e ish-policit në Vaun e Dejës, u akuzua për vrasjen e kushëririt të tij/ Vuajti 21 vite burg

Vrasja e ish-policit në Vaun e Dejës, u akuzua për vrasjen e kushëririt të tij/ Vuajti 21 vite burg

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Paçram të Vaut të Dejës mbrëmjen e së hënës në Shkodër. Viktima i identifikuar si Frrok Lleshaj u gjet anës rrugës i qëlluar me armë zjarri tip pistoletë rreth orës 21.00. 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës të së ndjerit dhe është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë. 

Viktima ka qenë ish-polic detyrë që e ka ushtruar deri në vitin 1994. Ndërkohë në 1997 ai u arratis pasi akuzohej për vrasjen e kushëririt të tij.

Më vonë Lleshaj u arrestua në vitin 2006 i cili vuajti dënimin për 21 vite dhe doli në 2023. 

Ndërkohë prej dy vitesh i lirë ai mbrëmjen e kaluar u qëllua për vdekje dhe dyshohet se motivacioni është për gjakmarrje por po edhe pista të tjera. 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë nisur procedurat për hetimin dhe zbardhjen e krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy