Ministri Konjufca shkarkon shtatë ambasadorë/ reagon Vlora Çitaku: Jam e padëshiruar

Ministri Konjufca shkarkon shtatë ambasadorë/ reagon Vlora Çitaku: Jam e padëshiruar

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka marrë vendim për rikthimin e disa ambasadorëve siç ka thënë ai politik. Në mesin e tyre është edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku.

“Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës. Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik”, thuhet në njoftim.

Këta janë ambasadorët e shkarkuar nga Konjufca:

Znj. Vlora Çitaku, Amerikë,

Z. Edon Cana, Bullgari,

Z. Lirim Grejçevci, Hagë,

Z. Shpend Kallaba, Hungari,

Znj. Mimoza Ahmetaj, Francë,

Z. Ylber Hysa, Mal të Zi

Z. Ramadan Avdiu, konsull, Gjenevë,

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, pak pasi Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca e propozoi shkarkimin e saj.

Çitaku ka deklaruar se lajmin e ka pranuar përmes një emaili të nisur nga Ministria.

“Para pak orësh, në të njëjtën kohë me publikimin e lajmit në Facebook, kam pranuar në email njoftimin për kërkesën përmes së cilës Ministri i Punëve të Jashtme Z.Glauk Konjufca ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës largimin tim nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në SHBA”, thotë ajo, teksa shprehet se do të respektojë kërkesën e Qeverisë së Kosoëvs.

“Sigurisht, unë do ta respektoj kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emëroj dhe shkarkoj Ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar. Megjithatë, besoj se e kam merituar një konsultim paraprak lidhur me propozimin në fjalë.

Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës”, ka shtuar ajo.

Ambasadorja e Kosoëvs thotë se shpreson që institucionet shpejtë të dakordohen për personin që do ta zëvendësojë atë.

“Në këtë periudhë tranzitore do të mundohem të përmbushë të gjitha detyrat me përgjegjësi, ashtu siç kam bërë çdo herë. Shpresoj që Institucionet e Republikës së Kosovës të dakordohen shpejtë për pasuesen/pasuesin tim. Ambasadores/Ambasadorit që do vije pas meje, do t’ia ofrojë bashkëpunimin tim të plotë dhe pakursyer. Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë që me nder dhe përgjegjësi t’iu shërbej tre Kryeministrave dhe dy Presidentëve. Në SHBA e kam përfaqësuar Kosovën siç kam ditur më së miri”, ka shkruar ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy