Vodhën tenderët, ja 69 drejtorët dhe kryetarët e bashkive që çohen për hetim

Vodhën tenderët, ja 69 drejtorët dhe kryetarët e bashkive që çohen për hetim

Janë 69 drejtorë e kryetarë bashkish që kanë përfunduar me dosje në prokurori nga kallëzinet e Kontrollit të Lrtë të Shtetit, në periudhën janar-qershor 2017. Sipas raportit më të fundit të KLSH, i cituar nga TemA TV, nga ana e KLSH-së janë bërë 22 kallëzime penale, ku përfshihen 69 drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë, e konkretisht në këto institucione:

§ Bashkia Sarandë (Drejtor juridik në cilësinë e anëtarit të KVO, Drejtor ekonomik dhe ish drejtor i shërbimeve publike, në cilësinë e anëtarëve të KVO);

§ Bashkia Sarandë (Kryetar Bashkie, Ish-Drejtor i Shërbimeve Publike, dy Mbikëqyrës punimesh);

§ Bashkia Tepelenë (Ish Kryetar Komune);

§ Bashkia Tepelenë (Hartuesi i Projektit të Investimeve);

§ Bashkia Himarë (Kryetar Bashkie, Drejtor i Planifikimit, Zhvillimit dhe Kontrollit të Territorit)

§ Bashkia Himarë (Kryetar Bashkie, Inspektor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Inspektor në Drejtorinë e të Ardhurave, Përgjegjëse e Financës, Përgjegjës i zyrës juridike, Ish Përgjegjës i Financës, Specialist i Lartë i Ndërtimit, Specialist i Topografisë, Specialist në Drejtorinë e Shërbimeve, Specialist Prokurimesh, Drejtor i Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes);

§ Prefektura Qarku Lezhë(Ish-Drejtor i Komisonit Vendor, Drejtor i Komisonit Vendor, IshSpecialist Komisonit Vendor, Ish-Specialist Komisonit Vendor);

§ Bashkia Fier (ish-Përgjegjës i zyrës së AMT (KVO), Specialist Finance (KVO), Anëtarë (KVO));

§ Bashkia Ura Vajgurore (Mbikëqyrëse punimesh);

§ Bashkia Roskovec (Drejtor Juridik, Ish Përgjegjëse e Sektorit të Financës, Ish Specialist Topograf, Ish –Përgjegjës Sektori të ndërtimeve, Drejtor Ekonomik, Ish Drejtor Planifikimi dhe Zhvillimit të Territorit, Drejtor Shërbimesh)

§ ALUIZNI Lezhë (Ish-Drejtor, Ish Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë dhe Çështjeve të Pronësisë, ish Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë dhe Çështjeve të Pronësisë, dy Specialist);

§ ZVRPP Lezhë (Ish Regjistrues, dy Specialist Arkivist, dy Specialist Jurist, dy Specialist Hartograf, dy ish Specialist Jurist);

§ ZVRPP Librazhd (Dy ish Specialist Jurist, dy ish Regjistrues);

§ ALUIZNI Korçë (Ish-Drejtor, Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë dhe Çështjeve të Pronësisë, Ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit)

§ ZVRPP Korçë (Ish Regjistrues, Specialist, Ish Regjistrues, Ish Regjistrues, Ish-Specialist, Specialist)

§ Ujësjellës Kanalizime sh.a Lushnje (Administrator i shoqërisë).

§ Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë (Drejtori i Spitalit).

Nga 22 kallëzimet penale:

- 17 kallëzime penale janë në hetim nga degët e prokurorive në rrethe;

- 5 indicie janë përcjellë prokurorisë për vlerësim;

- 8 kallëzime të pushuara janë ankimuar në Gjykatë;

Ndërkaq, KLSH u ka kërkuar organeve respektive shqyrtimin dhe marrjen e 653 masave disiplinore dhe administrative, Nga të cilat janë dhënë 7 masa me gjobë dhe pjesa tjetërm, vërejtje apo propozime për largime nga puna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy