Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon fillimisht momentet kur një i moshuar me bastun shëtiste me një vajzë në rrugë. Por në një moment të dytë mes tyre nis një konflikt i ashpër. Zbulohet se vajza ishte një prostitutë e cila i kishte dhënë shërbimin seksual të moshuarit, por ky i fundit refuzon ta paguajë.
Ashtu siç shihet edhe në video i moshuari që duket me origjinë jo britanike, pasi mban në kokë një turban, e godet prostitutën me bastunin e tij, pas insistimit të vazhdueshëm të vajzës e cila thërret vazhdimisht: “Dua paratë e mia, dua paratë e mia, dua paratë e mia!”
Incidenti degjeneron në limitet e qesharakes pasi i moshuari e paguan prostitutën me një monedhë me vlerën e 2 paund, ndërsa vajza ankohet vazhdimisht se kishte ofruar seks dhe shërbim oral të moshuarit. Nga ana e tyre autoritetet u shprehën se ishin në dijeni të videos, që është kthyer në hit, por e kanë të pamundur të veprojnë pasi askush nuk ka bërë një denoncim mbi rastin.



