Nobeli në Ekonomi ndahet mes William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer

Nobeli në Ekonomi ndahet mes William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur të nderojë me Çmimin Nobel në Ekonomi për vitin 2018 William D. Nordhaus "për integrimin e ndryshimit të klimës në analizën afatgjatë makroekonomike" dhe Paul M. Romer "për integrimin e risive teknologjike në analizën afatgjatë makroekonomike".

Nordhaus dhe Romer kanë projektuar metoda të reja për adresimin e një prej problemeve më të ngutshme në lidhje me atë se si ne krijojmë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Në thelb, ekonomia përballet me menaxhimin e burimeve të pakta. Natyra dikton kufizime në rritjen ekonomike dhe njohuritë tona në këtë fushë përcaktojnë atë se si ne përballemi me sukses me këto kufizime.

“Laureatët e këtij viti, Nordhaus dhe Romer, kanë zgjeruar fushën e analizës ekonomike duke ndërtuar modele që shpjegojnë se si ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe dijen. Kontributet e Romer dhe Nordhaus janë hapa thelbësorë përpara në adresimin e pyetjeve qendrore për të ardhmen e njerëzimit. Ne ende nuk kemi përgjigje përfundimtare për këto pyetje, por metodat e dy laureatëve kanë qenë thelbësore për të kuptuar më mirë dhe për të ecur përpara drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike globale”, thuhet në njoftimin e Akademisë Suedeze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy