Rrjeti social me pronësi kineze TikTok është i ndaluar nga qeveria britanike konservatore. Qeveria e udhëhequr nga Rishi Sunak ka vendosur të ndalojë aksesin në përmbajtjen e rrjetit social në telefonat inteligjentë të përdorur për punë nga zyrtarë publikë, ministra dhe punonjës, duke imituar Komisionin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu raporton BBC, duke cituar një komunikim që pritet në Parlament nga ministri për Dixhitalizimin, Oliver Dowden.
Nënsekretari i Sigurisë Tom Tugendhat tha se ishte në pritje të një raporti nga Qendra Kombëtare e Sigurisë së Informacionit (NCSC) përpara se të vendoste për çështjen e rëndësishme.
SHBA, Kanadaja, Belgjika dhe Komisioni Europian e kanë ndaluar tashmë aplikacionin mes punonjësve.
Pekini është kundër Uashingtonit dhe kërkon që të ndalohen sulmet e pajustifikuara ndaj TikTok.
Nuk ka dëshmi mbi kërcënimet e sigurisë kombëtare. SHBA deri më tani nuk kanë arritur të prodhojnë prova që TikTok kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA.
Kështu tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin në konferencën për mediat, duke i bërë thirrje Uashingtonit të ndalojë përhapjen e informacionit të rremë dhe të ndalojë presionin e paarsyeshëm të kompanive të prekura.
Ndërkohë, TikTok konfirmoi raportet e shtypit se zyrtarët amerikanë i kishin kërkuar të ndante rrugët me kompaninë kineze Holding ByteDance për të shmangur një ndalim mbarëkombëtar.



