
Në një festival që e konsideron veten asnjanës, siç është Eurovizioni, Madona sigurisht që nuk do të ishte asnjanëse.
E prezantuar si Madame X., sipas albumit të saj të fundit që sapo ka dalë në treg, ajo shkaktoi jo pak reagime me veshjen e saj avangardë dhe fashën e zezë në sy ku kishte stampuar shenjën X., me zërin e saj, me mesazhet e saj politike në skenë
Siç edhe kishte deklaruar, ajo e mbajti fjalën se do të përcillte një mesazh paqeje dhe e bëri këtë nëpërmjet kërcimtarëve të saj. Dy prej tyre mbanin në shpinë flamujt e Palestinës dhe të Izraelit, duke ecur krah për krah. Një gjest që komentohet e komentohet, por që ajo është e kënaqur që mundi ta bëjë.
“Jam mirënjohëse që arrita ta ndaj mesazhin e paqes dhe të unitetit me botën”, ka deklaruar në Tëitter për fansat e saj.
Organizatorët e Festivalit në Tel Aviv thanë se flamujt nuk ishin miratuar nga ata, nuk ishin shfaqur në prova dhe se Madonna ishte lajmëruar që në krye të herës që festivali është jo politik.
Madonna interpretoi dy këngë të sajat në festival: të famshmen “Like A Prayer” dhe këngën e re “Future” bashkë me raperin Quavo, por interpretimi i saj nuk mori kritikat më të mira. Shumë komentuan zërin dhe notat e saj.
Megjithatë si gjithnjë, ai doli që të ketë vëmendjen e të gjithëve, si zakonisht: duke e urryer, duke e përfolur dhe duke e adhuruar.



