A është gati ta takojë Putinin? Biden: Varet se çfarë dëshiron të diskutojë

A është gati ta takojë Putinin? Biden: Varet se çfarë dëshiron të diskutojë

Joe Biden "nuk ka ndërmend" të flasë me Vladimir Putin në G20, por do të konsideronte një takim nëse presidenti rus dëshiron të flasë, për shembull, për lirimin e Brittney Griner, amerikanes së burgosur në Rusi.

Ndërsa u pyet mbi takimin e mundshëm ballë për ballë me Putinin, Biden tha: "Varet nga ajo që ai dëshiron të diskutojë". 

"Nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të më thoshte se donte të fliste për Grinerin, unë do ta takoja. Varet, unë nuk kam ndërmend të negocioj dhe askush nuk është gati të negociojë, me Rusinë për Ukrainën, për të mbajtur një pjesë të Ukrainës. Pra, do të varej. konkretisht se çfarë dëshiron të diskutojë", shpjegoi Biden në një intervistë për CNN, duke theksuar se negociatat për një zgjidhje të luftës duhet të përfshijnë Kievin.

 “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”, theksoi më pas presidenti amerikan, duke kritikuar Putinin për kryerjen e akteve brutale dhe krimeve të luftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy