Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë boje në Bursa të Turqisë ka shkaktuar vdekjen e 5 personave të mërkurën.
Sipas agjencisë së lajmeve “DHA”, shpërthimi ndodhi brenda kazanit të avullit me bojë duke shkaktuar edhe shembje të fabrikës.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit, të cilët nxorën nga rrënojat dy të plagosur.
Por, Guvernatori i Bursës Izzetttin Kuçuk tha se ishte e pamundur të shpëtoheshin 5 punëtorë. Sipas tij, shkak i shpërthimit ishte bllokimi i gazit.



