Zjarret në Kaliforni, digjen 1 milion hektarë tokë në një javë

Zjarret në Kaliforni, digjen 1 milion hektarë tokë në një javë

Brenda një jave zjarret në Kaliforni kanë shkrumbuar mbi 1 milion hektar tokë dhe duket se ky nuk është fundi i luftës së zjarrfikëseve me flakët. Thuajse 13 mijë zjarrfikës po punojnë për të shuar 585 vatra aktive zjarri.

8 milionë banorë në Kaliforni, Oregon, Montana dhe Utah mbeten në zonat me kod të kuq për shkak të temperaturave në thuajse 50 gradë celsius.

Shërbimi kombëtar meteorologjik ka nisur matjet për ndotjen e ajrit duke i bërë thirrje banorëve të 6 shteteve, kryesisht atyre me sëmundje zemre apo në rrugët e frymëmarrjes, që të qëndrojnë në shtëpi.

Por ndërsa mijëra vetë janë evakuuar dhe janë strehuar në qendrat pritëse, ata ndihen të rrezikuar edhe nga infektimi me Covid-19.

Presidenti Trump shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore ndërsa autoritetet janë të shqetësuara pas lajmeve se vendi pritet të përjetojë ditë të nxehta edhe në vijim, me erën që mund të ndihmojë në përhapjen e flakëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy