Aeroporti i Vlorës, Kulla: Do të priten shumë koka, dëmi është shumë i madh

Aeroporti i Vlorës, Kulla: Do të priten shumë koka, dëmi është shumë i madh

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se ‘ata’ që ia kanë dhënë aeroportin e Vlorës Behgjet Pacollit i kanë ditur marrëdhëniet dhe bizneset e tij përgjatë gjithë kohës. 

 

Sipas Kullës dëmi është shumë i madh dhe se nga kjo histori do të priten koka. 

 

Ka filluar që para 3 muajsh nga SPAK një hetim për aeroportin e Vlorës. Kur t’i futet SPAK zyrtarëve të nivelit të dytë e tretë dhe gjërave që kanë firmosur do të kenë probleme. E kanë ditur që kompania turke ka qenë fiktive. Që po futet për letra. Ia kanë dhënë Pacollit dhe Ademit duke ditur se çfarë janë. Transferimet mes aksionerëve, nuk janë regjistruar në QKB. Janë letra private dhe nëpër noterë. Këta kanë detyrim, në bazë të kontratës së koncesionit me partnerin që është shteti shqiptar që është përfaqësuar nga qeveria. Se kush ka hedhur firmën do i zbardhë hetimet. Pacolli thotë do të shkoj dhe në arbitrazh. Për të operuar një aeroport, përveç pistës, ndërtesës ke nevojë për Drejtorinë e Aviacionit Civil dhe Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror që varen nga MIE. Nëse ata nuk japin autorizim, aeroporti nuk do të funksionojë kurrë. Shteti që të ka dhënë koncesionin, ky ortaku ka në dorë Drejtorinë e Aviacionit Civil dhe Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror, nuk operon dot. 

 

Nga kjo histori do të priten shumë koka sepse dëmi edhe në imazh, edhe në besueshmëri por edhe në financë është shumë i madh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy