Thaçi në Holandë: Kosova është një histori suksesi, jemi krenarë për luftën tonë

Thaçi në Holandë: Kosova është një histori suksesi, jemi krenarë për luftën tonë

Me ftesë të Institutit holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”.

Thaçi ka thënë se paqja dhe drejtësia janë dy çështje themelore për çdo shoqëri, veçanërisht për ato në tranzicion. Thaçi në Hagë ka theksuar gjithmonë gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare.

Ne jemi krenarë me luftën tonë për liri dhe nuk kemi asgjë për të fshehur apo për t’u frikësuar nga e vërteta. Askush asnjëherë nuk u përpoq të ikte apo të fshihej nga drejtësia krahasuar me shtetet e tjera në rajon”, ka shtuar ai.

Sipas njoftimit të presidencës, duke folur për shtetndërtimin në Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se vetëm dhjetë vjet më parë, Kosova shpalli Republikën më të re në Evropë dhe tani mund t’i shikojmë me krenari arritjet gjatë dekadës që shkoj.

Sipas tij, Kosova është një rrëfim suksesi, por ka ende sfida të shumta, ashtu siç kanë edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi ka numëruar tri sfidat më të rëndësishme, ku së pari është përmbyllja e dialogut me Serbinë. Sfida e dytë sipas tij për Kosovën është ekonomike. Ai ka thënë se Kosova po vazhdon të shënojë rritje, por ka nevojë për të krijuar më shumë vende pune. Presidenti Thaçi ka thënë se sfida e tretë ka të bëjë me integrimin e Kosovës në NATO dhe BE, ku sipas tij, Kosova po punon në përmbushjen e kritereve demokratike në politikë, ekonomi dhe legjislacion.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy