Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit kombëtar të PD-së në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka folur lidhur me aferën e inceneratorëve, konkretisht atë në Tiranë.
Ai tha se ne nuk kemi shtet ligjor, por një shtet hajdutësh ku kryeministri dhe kryebashkiaku ka gënjer qartazi parlamentin dhe i takon prokurorisë të merret me këtë çështje.
Sipas tij, në këtë cështje kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal me në krye Ramën, ndërsa theksoi se SPAK nuk jep asnjë përgjigje pasi ka frikë nga qeveria.
Cilido qytetar është i mirëseardhur të tregojnë këtë vjedhje mega-afere që po bëhet me inceneratorët. Kjo që u bë është për të treguar paçavuren e Veliajt dhe Ramës që thanë se i bëjnë të gjitha. Në sallën e parlamentit ka gënjyer Rama dhe Velaij dhe kaq mjaftojnë që në një shtet ligjor të ngrihej një akuzë për mashtrim. Kemi të bëjmë me një mega-aferë të një grupi të strukturuar kriminal me në krye Ramën, Velaijn, Agaçin, Ahmetaj, ndërsa SPAK ka ndjekur vetëm ato që i ka thënë Rama, ka kapur vetëm kockat e hedhura prej tij sepse ka frikë nga qeveria.
Më tej ai shtoi se afera e inceneratorëve është një aferë e një grupi të strukturuar kriminal për të vjedhur 430 mln euro që nuk janë pak.
Këta nuk bënë tender, as garë, ku APP ja çon me letër me shkrim që nuk është ligjore dhe ata prapë i bënë. Kush do e kishte fuqinë ti bënte këto Lefter Koka, jo vetëm Rama apo Agaçi. Pse të tre kontratat janë firmosur nGa ministria, nga Kumbaro dhe kjo ka përgjegjësi për tu përgjigjur për to por ne nuk kemi shtet ligjor por shtet hajdutësh. Ajo që nxori dje Partia e Lirisë ishte me rëndësi për të treguar gënjeshtrën para parlamentit të Ramës dhe Veliajt, por qytetarët e Tiranës kanë 3-4 vite që paguajnë për këto ton plehrash kur ato vetëm po groposen dhe jo digjen, ndërsa aty nuk janë hapur akoma themelet dhe jo më të mendosh për djegien e tyre. Incenerimi nuk po bëhet dhe në proces nuk është. Por nëse do kishim shtet ligjor i gjithë zinxhiri nga Rama dhe Kumbaro do ishin duke u përgjigjur para drejtësisë, por SPAK është bërë si zar i qeverisë. Kemi bërë disa padi në SPAK dhe për asnjë nuk është marrë përgjigje. Kemi të bëjmë me një vjedhje galoponte Por fatkeqësisht nuk kemi një shtet ligjor.



