Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe zonja e parë, Jill Biden, kanë bërë publike deklaratat e tyre tatimore të vitit 2023, duke vazhduar një traditë transparence të ndërprerë përkohësisht nën mandatin e paraardhësit të tyre Donald Trump.
Çifti Biden fituan 619.976 dollarë në vitin 2023, shumica e të cilave vinte nga paga prej 400.000 dollarësh e presidentit dhe kompensimi prej 85.985 dollarësh i Jill Biden për punën e saj si profesoreshë në një universitet në Virxhinia.
Shifra është më e lartë se 579.514 dollarë që çifti fitoi në 2022 dhe 610.702 dollarë në 2021. Trump ka refuzuar si kandidat edhe kur ishte në detyrë të publikonte deklaratat e tij tatimore.
Kur pas disa viteve më në fund u bënë publike pas një beteje ligjore të zhvilluar nga demokratët në Kongres, u zbulua se kishte vite në të cilat Trump nuk paguante pothuajse asnjë taksë mbi të ardhurat, për shkak të humbjeve të biznesit.
Trump ka vazhduar t’i mbajë të fshehta deklaratat e tij tatimore ndërsa përgatitet të bëjë fushatë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.



