I vetëm në shtëpi, veterani i luftës Nacionalçlirimtare u përpi nga flakët e kartonave, me të cilat ngrohej në banesën e tij përdhese në Tiranë. Izaet Xhuti, 94 vjeç, ndezi zjarrin si çdo mëngjes, por sasia e madhe e kartonave shtoi sasinë e tymit, ndërsa zjarri u përhap ngado.



