Protesta e 19-të/ Protestuesit mblidhen para Parlamentit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet!

Protesta e 19-të/ Protestuesit mblidhen para Parlamentit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet!

Ka nisur në Tiranë protesta e 19-të kundër projektit në Zvërnec dhe ndaj qeverisë.

 

Pas grumbullimit në Sheshin “Skënderbej” në orën 19:00, protestuesit marshuan këtë herë jo drejt Kryeministrisë, por drejt Parlamentit, ku në të njëjtën kohë po zhvillohej seanca plenare me praninë e mazhorancës socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Për këtë arsye, protestuesit ndryshuan itinerarin e marshimit dhe u drejtuan drejt godinës së Kuvendit.

 

Edhe gjatë kësaj proteste janë dëgjuar thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka mbaruar”, 

“Parlamenti i krimit”, “Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet”, etj. 

 

Gjatë rrugës, turma kaloi edhe pranë selisë së Partisë Demokratike, ku protestuesit brohoritën slogane si “Rama në burg”, “Berisha në burg” dhe “Opozitë e shitur”.

 

Këto thirrje kanë shkaktuar reagime nga disa mbështetës të Partisë Demokratike që ndodheshin pranë selisë, duke sjellë përplasje verbale mes dy grupeve.

 

Situata është tensionuar për disa momente, por nuk është raportuar për përplasje fizike, ndërsa protesta ka vijuar më tej drejt zonës së Kryeministrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy