Zhaku: Pse jam pro legalizimit të të gjitha drogave në Shqipëri 

Zhaku: Pse jam pro legalizimit të të gjitha drogave në Shqipëri 

Inida Gjata, e njohur ndryshe si “Zhaku”, foli në emisionin “Zonë e Lirë” mbi nismën e saj politike për të legalizuar të gjitha drogat në Shqipëri, si dhe për amnisti fiskale dhe penale. 

“Zhaku” thekson se në Shqipëri ka një sasi të mëdha parash që qarkullon në të zezë dhe që duhet të futet në sistem. 

Zhaku tha se do të mbledhë 50 mijë firma për të mbajtur një referendum popullor për këtë çështje. 

Ajo shtoi se ka personazhe të famshme që janë pro idesë së saj, që pritet të dalin edhe hapur në mbështetje. 

Unë po flas për legalizimin e të gjitha drogave. Po flas për amnisti fiskale dhe penale. Kjo është një nismë e imja, sepse mendoj se kjo është e domosdoshme tani.

Këtu është një konsumim i frikshëm i drogave, dhe i gjithë leku që qarkullon në të zezë duhet të futet në sistem. Këtu qarkullon një lekë i paparë. 

Kam kërkuar në takim disa njerëz që të më orientojnë nga ana teknike, profesionale. Jam këshilluar. U ra si bombë kjo. Në Frankurt ka zona të ndryshme ku ti shkon në qendër dhe merr dozën që do, me një recetë mjeku. Unë jam për hapjen e farmacive 51 për qind shtetërore dhe 49 për qind private.

Kemi një ekonomi tërësisht informale që duhet legalizuar. Ka ardhur koha për një aministi fiskale dhe penale për të gjithë. Duhet viti zero për të gjithë. Këtu i ke të gjithë të inkriminuar. Duke pasur këtë kaos ku edhe shteti është në funksion të anti-shtetit, krijon shumë evazion fiskal”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy