Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se do të diskutojë çështjen e termocentralit bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë me homologun e tij rus, pas bisedimeve që pati me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zelensky tha se Rusia duhet të heqë të gjitha minat nga zona. Ne do ta diskutojmë këtë çështje me Vladimir Putin dhe unë do t’i kërkoj atij që Rusia të bëjë atë që duhet, si një hap i rëndësishëm për paqen botërore.
Ne nuk duam të kemi një Çernobil të ri.
Deklarata e Erdogan për gazetarët gjatë fluturimit të tij nga Lviv pasditen e djeshme.
Ndër të tjera, ai shtoi se Turqia nuk ka asnjë ambicie kundër territorit sirian, i cili ka kërcënuar që nga maji një sulm të ri në Sirinë veriore dhe organizatat kurde.
Ne nuk kemi ambicie në tokën siriane. Regjimi i Damaskut duhet ta dijë këtë.
Presidenti i Turqisë shtoi se nuk mund të përjashtojë kurrsesi dialogun dhe diplomacinë në Siri.
Erdogan ka kërcënuar sërish këtë vit me një operacion të ri ushtarak në veri të Sirisë. Që nga viti 2016, Turqia ka ndihmuar aleatët e saj sirianë që të kapin zona të mëdha të Sirisë veriore dhe depërtoi në një zonë 30 kilometra nga kufiri turko-sirian, duke synuar Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd, të cilat ajo i konsideron një organizatë terroriste.



