Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti, ka mbërritur sor në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Ministri i Brendshëm i Italisë shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.
Minniti e ka nisur vizitën me një takim me homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafaj, për të vijuar më pas me një takim me Kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë.
Takimi me Fatmir Xhafajn zgjati rreth 60 minuta dhe mësohet se ministri italian i ka dorëzuar raportin e Guardia Di Finanza për parcelat me kanabis.
Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.



