Pas zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, arrestimi i “peshqve të mëdhenj” është çështje orësh

Pas zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, arrestimi i “peshqve të mëdhenj” është çështje orësh

Muaj më parë, mediat në Maqedoni paralajmëruan se pas zgjedhjeve do të ketë arrestime të “peshqve” të mëdhenj, kryesisht ish-krerë të qeverisë së kaluar dhe funksionarë të tjerë shtetërorë që ndiqen nga Prokuroria Speciale, por edhe lidhur me hetime të tjera, që kanë ngelur nëpër sirtaret e Gjykatës Penale.

Pas zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Lubomir Joveski, dhe kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev, do të nisë zbatimi i ligjeve dhe vendimeve gjyqësore, që deri tani janë mbajtur nëpër sirtaret e gjykatave dhe prokurorisë.

Gazetari Zoran Bozhinovski ka shkruar se së shpejti, duke mos përjashtuar edhe orë do të ketë arrestime siç ka shkruar të “bishave” dhe “naçallnikut”.

Më tej ai në postim tjetër ka përmendur emra. “Pas zgjedhjes së prokurorit të ri publik, do të arrestohen Gruevski dhe Mijallkov. Pas tyre edhe bashkëpjesëmarrësit e tjerë do të shkojnë në Shutkë”, ka shkruar Bozhinovski.

Agjencia e lajmeve INA javën e kaluar paralajmëroi për arrestime masive që do të pasojnë gjatë këtij muaji, ku në shënjestër janë ish-kryetarë komunash, funksionarë shtetërorë, përfshirë edhe ish-ministra, ish-drejtorë e zyrtarë të tjerë të përfshirë në afera dhe skandale të tjera të keqpërdorimit të kompetencave zyrtare dhe vendimeve të tjera, me të cilat janë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit.

Hetimet kanë nisur muajve të kaluar, ndërsa para zgjedhjeve gati ishin finalizuar ato, dhe se MPB-ja pritet që në bashkëpunim me Prokuorinë të nisin veprimet për këto arrestime.

Siç mëson INA, duke u thirrur nga burime qeveritare, do të goditen ish-drejtorë të Ndërmarrjeve Publike në nivel qeveritar, por edhe në disa komuna, për keqpërdorime masive të buxhetit të shtetit dhe malverzime të tjera.

Janë të dyshuar disa funksionarë dhe në bazë të hetimeve të kryera për ta ka dëshmi të forta për shkelje brutale ligjore.  Ata janë funksionarë që disa vite kanë ushtruar detyrat në ato dikastere dhe kanë bërë shkelje të mëdha ligjore.  / INA / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy