
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjergji Begaj, thotë se shërbimi i Kadastrës është futur në kolaps. Në studion e MCN Economy, Begaj shpjegoi problemet që has çdo qytetar që aplikon për leje ndërtimi.
I gjithë materiali duhet të jetë në sistem, që nga kartelat, hartat dhe i gjithë materiali. Ka pasur edhe më parë projekte nga Banka Botërore, por kanë ngelur përgjysmë ose kanë ecur. Fondet janë harxhuar. Sot e gjithë kurora e Tiranës, ku pronat kanë vlerë, punohet me hartat e viteve ’80.
Po marr një rast. Në momentin që një qytetar aplikon për leje ndërtimi, do të kalojë të gjithë kadastrën. Në momentin që vendoset ky material në hartën treguese, e cila nuk ka elementë garancie hartografike të asaj shkalle që të kënaqë projektin, qytetarit i vjen përgjigje “shko korrigjo hartën”. Hipotekës i duhet të bëjë korrigjimin, por kjo ka kosto. Është hapur një zyrë për përmirësimin e hartave. Ka mungesë stafi, por po punohet. Kjo do të thotë që bëhet kërkesa, çohet materiali dhe AZHK shkon në terren për matjet. Pasi materiali shkon në AZHK, atëherë qyteti e dërgon në bashki për të zgjidhur ngërçin. Ky sektor funksionon, por ka nevojë për burime shtesë.
Begaj thotë se nxitimi për të rregulluar situatën ka prodhuar pengesa që rëndojnë mbi qytetarët.
Kjo duhej të niste qëkur e mori Lame dhe nuk u bë. Tani i janë futur me goditje të përqendruar me aksion. Ndaj në njëfarë mënyre është futur në kolaps.
Për mua e ka qeveria fajin. Ajo duhet të marrë masa që të mos ketë pengesa. Si u bëkan 400 aplikime në ditë, prodhohet 50 produkt dhe të tjerat kanë pengesa.



