Që pas lajmit të rikthimit të ‘Sex and the City’, komenti që pushtoi rrjetet sociale ishte ajo për mungesën e aktores Kim Cattrall, e cila luante gjithashtu personazhin kryesor të Samantha-s në serialin e famshëm.
Aktorja Kim Cattrall duket se ka bërë komentin e saj të parë publik për rikthimin në ekran të serialit dhe të mungesës së saj. Të dielën, ajo i bëri ‘like’ statusit të një fansi në Tëitter për mungesën e saj në serial.
"Absolutisht e dua ‘Sex and the City’ dhe ndërsa jam i mërzitur që Samantha nuk do të kthehet, duartrokas që të bësh atë që është më e mira për ty dhe mendoj se ky është shembulli i shkëlqyeshëm i vendosjes së vetes para të tjerëve. Bravo [Kim Catrall]", shkruhej në postim. Cattrall i bëri ‘like’ komentit, por nuk shtoi asgjë. Shumë fansa janë akoma të çuditur që shfaqja po kthehet pa Cattrall dhe karakterin e saj energjik Samantha.
Sipas lajmeve ishte zgjedhja e Cattrall që të mos ishte pjesë e këtij rikthimi. Në dhjetor të vitit të kaluar, e pyetur nga media ajo tha se ndihej "me fat" që përjashtohej nga thashethemet. "Ishte shumë argëtim dhe e doja, dhe të jesh në territor të ri është gjithmonë emocionuese. Jam me fat që mund të zgjedh, jo se nuk kam punuar për të”.
Xhirimet për serialin do të nisin në pranverë të këtij viti.



