Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, banori: Kishte gjithë të këqijat, tentoi të më përdhunonte gruan

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, banori: Kishte gjithë të këqijat, tentoi të më përdhunonte gruan

Në fshatin Greçalli të Fierit ka pllakosur zia! Banorët e fshatit shprehen të tronditur nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, e nga dëshmitë e tyre kuptohet se mbase vrasja makabre e të miturit, ishte e paralajmëruar.

Një banor i fshatit Grecalli të Fierit ka kërkuar që autori i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu të varet dhe të mos lihet i gjallë.

Në një prononcim për gazetarët, banori tregon se ai vetëm kohë më parë e ka denoncuar dhe çuar në polici Klodian Çalamanin pasi i kishte përdhunuar gruan, por që e kishin lënë të lirë.  Banori shprehet se i riu ishte i të gjithë të këqijave dhe se fshati e kishte frikë pasi rrinte me thikë e hanxhar në dorë.

Me këtë që bëri vetëm varje do. I ka të gjithë këqija, ka qenë problematik, kurvar, hajdut, siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kam çuar në polici se dhe mua më ka bërë një gjest te shpia, më përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burg dhe vetë unë atëherë ka ndodh.

Ka shumë veta që e kanë denoncuar, edhe çupat i kapte me dy tre veta, ai është kriminel.  Duhet të varet, ka qenë shumë i keq. Unë e denoncova e rrahën por e liruan nuk e arrestua. Edhe frikë kemi patur nga ai lloj njeriu. Mbante thika, hanxharë me vete.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy