
262 fëmijë ukrainas janë vrarë dhe të paktën 467 të tjerë janë plagosur që nga nisja e luftës më 24 shkurt. Këto shifra i bën me dije prestigjozja “The Guardian”.
Ndërkohë nga ana tjetër rreth 31,150 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas ushtrisë së Kievit.
Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tregon se 210 luftëtarë, 175 helikopterë dhe 548 dronë janë rrëzuar gjithashtu pas 102 ditësh konflikti.
Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,381 tanke ruse, 686 artileri, 3,392 transportues të blinduar, 122 raketa lundrimi dhe 13 anije.



