Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të shtunë në Përmet ku është takuar me përfaqësuesit e biznesit atje. Ai ka dëgjuar kërkesat dhe nevojat që ka zona e Përmetit në lidhje edhe me turizmin. Ndërkohë nga ana e tij Rama tha se do të ndërtojë rrugët të cilat lidhin zonat urbane me zonat që janë më shumë prodhuese në bujqësi. Ndërkohë Kryeministri Rama u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë në fondin e garancisë për bujqësinë. Sipas Ramës shumë fermerë kanë përfituar nga ky projekt dhe kanë ngel të kënaqur.



