Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në shtetin amerikan të Mississipi, si pasojë e disa tornadove që kaluan në vend. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, sipas të cilave ekipet e ndihmës janë në terren për të evidentuar të gjithë dëmet e shkaktuara nga koha e keqe. Konteja Jasper dhe qyteza e Louin, ishin zonat më të goditura, ku koha e keqe ka shkaktuar dëmet më të mëdha me të plagosur. Tornadot zakonisht godasin Misisipin në fillim deri në mes të pranverës.



