Mernica: Duam me shpirt që Berisha të kthehet, do ta mbështesim deri në fund (VIDEO)

Mernica: Duam me shpirt që Berisha të kthehet, do ta mbështesim deri në fund (VIDEO)

Ish-lideri i PD, Sali Berisha do të zhvillojë sot takimin e radhës me bazën e partisë në Fier. Lidhur me këtë takim, në një lidhje skype për edicionin e lajmeve të MCN TV Zamira Mernica, anëtare e kryesisë së degës lokale në Fier tha se strukturat lokale mbështesin Berishën dhe shtoi se “nëse Basha ka një votë ka vetëm të tijën”. Mernica u shpreh gjithashtu se PD në Fier do me shpirt që Berisha të kthehet në krye të PD.

Intervista:

Zonja Mernica, do ta prisni zotin Berisha sot si anëtare e degës së kryesisë apo thjesht si simpatizante e tij?

Mernica: Si anëtare e PD. Sot do të bëhet një pritje madhështore, ne jemi përgatitur dhe e mbështesim Berishën. Presim orën 18:00.

Çfarë udhëzimi keni marrë nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë lidhur me këtë takim?

Mernica: Nuk kemi marrë udhëzime dhe as presione të asnjë lloj natyre. Ne jemi anëtarë të PD dhe do ti bëjmë një pritje siç e meriton Berisha. E mbështesim masivisht Berishën dhe nuk mbështesim vendimin e Bashës për përjashtimin e tij.

Çfarë situate është krijuar në degën lokale të partisë pas vendimit të zotit Basha për të përjashtuar zotin Berisha nga grupi parlamentar, është një vendim që është diskutuar në bazë pasi u bë publik nga zoti Basha dhe cilat kanë qenë qëndrimet?

Mernica: Anëtarësia nuk e mbështet vendimin e Bashës, e kundërshtojmë të gjithë. Është si të të nxjerrin nga shtëpia jote.

Basha nuk ka asnjë mbështetës?

Mernica: Jo asnjë mbështetës. Ne e quajmë ish-kryetar. Unë e kam mbështetur Bashën, kam punuar për ringritjen e PD, por kundërshtojmë plotësisht. Nu ndodh të kemi një pajtim me degën Fier.

Cilat mendoni se do të jenë pasojat e këtij vendimi për Partinë Demokratike?

Mernica: Pasojat do të jetë të mëdha, por ndodhi tani dhe duhet ti bëjmë ballë. Unë kam mbajtur pozicione të rëndësishme në degë, por nuk kam parë një gjë të tillë. Basha nëse ka një votë ka vetëm të tijën, nuk ka asnjë votë në degën Fier. Ne presim sot Berishën dhe do jetë një pritje madhështore.

Ju ndani të njëjtin qëndrim me zotin Berisha se kryetari Basha duhet të larhohet nga drejtimi i PD?

Mernica: Po, duhet të largohet. Ne kemi parë në 8 vite shumë ndodhi, vendime që Basha i ka marrë vetë dhe jemi edhe 4 vite të tjera në opozitë. Kjo gjë duhet të ndryshojë patjetër. Nuk mund të përjashtosh dikë nga shtëpia e tij. Për mua është e rëndësishme që PD të jetë e bashkuar dhe Basha të japë dorëheqjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy