Cako: Administrata e Trump nuk është e kënaqur me Kurtin, amerikanët do tentojnë ta dobësojnë

Cako: Administrata e Trump nuk është e kënaqur me Kurtin, amerikanët do tentojnë ta dobësojnë

Albin Kurti është një aset i madh i gringove, nuk është kundër tyre.

Kur kanë qenë neoliberalët, Biden me shokë, Albini ndoqi agjendat e këtyre, doli me këta LGBT vetëm që ta kishte mirë më këta.

Por gringot e parë, kërkonin konflikt dhe të pushtonin Serbinë dhe i thoshin Albinit të ndiqte politika të ashpra me serbët e Kosovës, dhe ndërhynte Vuçiç.

Por Vuçiç e kuptoi lojën që këta kërkonin pretekst që të pushtonin Serbinë.

Vuçiçi nuk pranonte të hynte në luftë, ndaj tha se po bëjnë komplot. Vuçiç iu rrit fuqia me Putinin.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se administrata e Donald Trump nuk është e kënaqur me Albin Kurtin, edhe pse në terren është i fortë.

Kurti është i vetmi Kryeministër që ka vendosur qeverisjen në Veri kur asnjë Kryeministër nuk e ka vendosur.

Sot mund të hyjë çdo qytetar i Tiranës me targa të Shqipërisë dhe të lëvizë lirisht.

Albini do jetë forcë e parë, amerikanët do tentojnë ta dobësojnë mos të marrë 50% por ta detyrojnë të bëjë koalicion me një nga këto partitë e tjera dhe më pas me anë të koalicionit ta detyrojnë të bëjë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve.

Dhe nëse nuk bën shkëmbim territori të japë dorëheqjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy