
Banorët e Bërxullës të cilët preken nga projekti Thumanë- Kashar dhe për këtë arsye kërkojnë dëmshpërblim, ndërsa janë mbledhur sot para bashkisë Vorë kur kërkojnë informacione se si do veprohet me shpronësimet.
Banorët e quajnë të paligjshme mënyrën se si kanë hyrë makineritë e rënda në tokat e tyre, ndërsa theksojnë se nuk kundërshtojnë projektin, por kërkojnë shpronësimet me vlerën e tregut që shkon në 85 euro.
Banorët shprehen se firma nuk ka leje, ndërsa theksojnë se shteti nuk është aspak transparente pasi ata kanë mungesë informacioni.
Ky projekt është bërë me kryebashkiakun para këtij aktual, Genti Picari. Duhet të na dalin në një konsultim publik dhe të na sqarojnë. Nuk e di, ne s’kemi asnjë dijeni për asgjë nga këto zhvillime. Ne do i çojmë deri në ndjekje penale si mund të abuzosh ti në emër të banorëve se ke bërë konsultim publik. Ne sot nga bashkia kërkojmë informacion, sepse qeveria nuk po tregohet aspak transparente. IKMT, policia bashkiake duhet të kishte ndërhyrë që në momentin e parë se firma që ushtron aktivitetin është në kundërshtim me ligjin sepse s’ka leje. Duhen pezulluar punimet kur kjo konstatohet. Firma që zhvillon aktivitetin në kundërshtim me ligjin dhe askush nuk ndërhyn për të pezulluar punimet. Kontratat noteriale i bëjnë nga shtëpia, ndërsa dëmshpërblimi bëhet në varësi të pemës frutore.



