Nëse kriza politike do të ketë tejzgjatje, ekonomia e vendit do të ketë pasoja. Ky fakt u deklarua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pas paraqitjes së raportit vjetor që ai bëri në Komisionin e Ekonomisë. Ai ka bërë të ditur se Banka e Shqipërisë po mban në monitorim parametrat makro-ekonomikë për të parë ndikimet që mund të ketë kriza.



