Klevis Balliu për fushatën elektorale në zgjedhjet e 6 marsit në Lushnje, thotë se po bashkëpunohet me Lëvizjen Socialiste për Integrim, aleatët dhe qytetarët.
“Po punojmë për një bashkëpunim sa më të gjerë në terren. Fakti është që bashkia do të fitohet nga Elton Bano, i cili është përballë Taulant Ballës dhe asnjë kandidati tjetër. Taulant Balla dhe gjithë enturazhi i tij shquhet për lidhje me organizata banditeske të cilat nuk pinë më ujë, pasi çdo qytetar e di shumë mirë se çfarë i është bërë Lushnjës në këto 8 vite”, u shpreh Balliu në MCN TV.
Ai denoncon dhe thotë se Taulant Balla u përzu nga Elbasani dhe po hedh kthetrat në Lushnje dhe se kandidaten Eriselda Sefa, e ka zgjedhur ai.
Balliu e cilëson si jonormale faktin që rrugët në Lushnjë janë totalisht të shkatërruara, ndërsa thotë se planin e vjedhjes e kanë dhe në vijim.
Më tej tha se Erion Braçe i cili ishte zëvendëskryeministër, nuk mund të dalë dhe të flasë sot për bujqësinë, kur deri dje ishte në pushtet.
“Ky ishte numri 2 pas Edi Ramës, del sot dhe bën opozitarin. Ti në dorë e ke duhet t’i kishe zgjidhur problemet e fermerëve”, deklaroi Balliu.



