Rama: Opozita u kthye sot në identitet, meriton ta shkatërrojmë me votë

Rama: Opozita u kthye sot në identitet, meriton ta shkatërrojmë me votë

Kryeministri Rama reagoi në lidhje me protestën që mbajti sot opozita para Parlamentit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se opozita u rikthye sot në identitet.

Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?

Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;
Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie;
Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.

Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.

Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush.

Pas normalitetit 3-mujor, Kuvendi iu rikthye kaosit për disa orë. Opozita u hodh në aksion brenda dhe jashtë parlamentit.

Deputetët e Partisë Demokratike, kërkuan futjen e kryetarit të Rithemelimit, Sali Berisha, në grupin parlamentar të demokratëve, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi në mocion me debat kryeministrin Edi Rama, i cili edhe në këtë seancë nuk ishte prezent.

Ndërkohë që deputetët bllokonin foltoren, jashtë parlamentit Partia Demokratike e Rithemelimit zhvillonte protestë, të udhëhequr nga organizatorët Klevis Balliu e Belind Këlliçi, për të denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Protestuesit i vunë flakën disa gomave, ndërsa për mbi 2 orë tentuan të çajnë kordonin policor për të mësyrë në parlament.

Protesta u mbyll pas 150 minutash, ndërkohë po kaq zgjati edhe aksioni i deputetëve të opozitës brenda Parlamentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy