Racizmi i bën keq edhe shëndetit

Racizmi i bën keq edhe shëndetit

Racizmi i bën keq edhe shëndetit. Më shumë ta përjetosh, aq më keq bën. Nga një studim i publikuar në Hypertension, një nga degët zyrtare të American Heart Association (Shoqatës Amerikane të Zemrës), shoqata e kardiologëve amerikanë, tregon se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diskriminimit është një stresues kronik, i aftë për të rritur rrezikun e hipertensionit.

Hulumtimi është realizuar mbi një popullatë prej 1845 afrikano-amerikanë, burra dhe gra midis 21 dhe 85 vjeç, të regjistruar, një studim vëzhgues për sëmundjet kardiovaskulare në popullatën e zezë.

Studimi ka nisur në vitin 2000 dhe personave pjesëmarrës përveç analizave herë pas here i janë bërë edhe pyetsorë në lidhje me racizmin. Në vizitat pasuese në lidhje me ndikimin e racizmit, të kryera çdo 4 vite, rezulton se personat që kanë qenë pre e racizmit kanë pasur shenja të problemeve shëndetësore dhe veçanërisht janë prekur nga hipertensioni.

Sipas rezultateve personat që kanë vetëdeklaruar se kanë qenë pre e racizmit, kan nisur gjithashtu problemet me hipertensionin.

Diskriminimi ose racizmi ka një ndikim të drejtëpërdrejtë në presionin e gjakut dhe stresit, duke aktivizuar sistemin nervor simpatik.

"Studimi tregon detaje të rëndësishme, faktorët tradicional si ushqimi ose aktiviteti fizik janë të lidhur ngushtë me hipertensionin, por faktorë i rëndësishëm psikosocial është edhe diskriminimi, i cili gjithashtu mund të ndikojë negativisht në shëndet, por rrallë merret parasysh kur vlerësohet rreziku i hipertensionit në mesin e Afrikano-Amerikanëve" tha Allana T. Forde, autore e parë e botimit, studiuese në Departamentin e Epidemiologjisë dhe Biostatologjisë në Universitetin Drexel në Filadelfia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy