Prokuroria e Tiranës ka regjistruar rreth 40 procedime penale javën e fundit, për zyrtare të ndryshëm të administratës, pasi nga verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme për “Dekriminalizimin”, rezultojnë që nuk kanë deklaruar problemet me ligjin penal në të kaluarën e tyre.
Ndër personat që do të hetohen, është edhe një zyrtar i nivelit të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
“Panorama” mëson se ky i fundit rezulton i denuar per “goditje per shkak te detyres.



