Qeveria gjermane drejt lehtësimit të rregullave për marrjen e shtetësisë

Qeveria gjermane drejt lehtësimit të rregullave për marrjen e shtetësisë

Rregullat për marrjen e shtetësisë në Gjermani po shkojnë drejt lehtësimit. Kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania është bërë prej kohësh vendi i shpresës për shumë njerëz dhe është një gjë e mirë kur njerëzit që kanë vendosur rrënjë në vend vendosin të marrin nënshtetësinë.

Megjithatë kjo politikë e qeverisë po sulmohet nga opozita. Sipas marrëveshjes së koalicionit, një person do të ketë të drejtë për nënshtetësi gjermane pas 5 vitesh, ose 3 në rast të "arritjeve të veçanta të integrimit", në vend të 8 apo 6 vjet që është rregulli aktual. Ndërsa fëmijët e lindur në Gjermani bëhen automatikisht shtetas gjermanë nëse njëri prej prindërve ka qenë rezident i ligjshëm për 5 vjet.

Berlini po planifikon po ashtu heqjen e kufizimeve për mbajtjen e shtetësisë së dyfishtë. Sipas statistikave, 131,600 persona morën shtetësinë gjermane vitin e kaluar, një e katërta e tyre qytetarë të vendeve të tjera të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy