Shell shkëput lidhjet me Moskën: Nuk blejmë më naftën dhe gazin rus  

Shell shkëput lidhjet me Moskën: Nuk blejmë më naftën dhe gazin rus  

Gjiganti i energjisë Shell ka njoftuar se nuk do të blejë më naftë dhe gaz rus dhe do të mbyllë operacionet e tjera në vend, duke iu bashkuar kështu dhjetëra kompanive të tjera që kanë shkëputur lidhjet me Moskën pas ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

Shell tha sot në një deklaratë më 8 mars se blerja e një ngarkese me naftë bruto ruse javën e kaluar ishte e gabuar. Ky veprim ishte kritikuar ashpër pasi Moska shtoi bombardimet dhe granatimet në qytetet e Ukrainës, duke përfshirë goditjen e zonave të banuara. Shell njofton se tani po tërhiqet nga të gjitha hidrokarburet ruse, duke përfshirë naftën bruto, produktet e naftës, gazin natyror dhe gazin natyror të lëngshëm.

Kompania kishte njoftuar se synon t'i japë fund përfshirjes së saj në projektin e gazsjellësit Nord Stream 2 dhe të largohet nga partneriteti i saj i kapitalit me Gazprom të Rusisë dhe subjektet e lidhura me të, duke përfshirë 27.5 për qind të aksioneve të saj në impiantin e gazit natyror të lëngshëm Sakhalin-II, 50 për qind të aksioneve të saj në Salym Petroleum Development dhe sipërmarrja e energjisë Gydan.

"Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se vendimi ynë javën e kaluar për të blerë një ngarkesë me naftë bruto ruse për t'u përpunuar në produkte si benzina dhe nafta nuk ishte i duhuri dhe na vjen keq”, tha në deklaratë shefi ekzekutiv i Shell, Ben van Beurden.

Moska hyri ushtarakisht në Ukrainë më 24 shkurt. Që atëherë, më shumë se 2 milionë civilë janë larguar nga vendi.

Dhjetëra kompani, duke përfshirë firmat e mëdha të sektorit të naftës si BP dhe Exxon, kanë thënë se po largohen nga Rusia pasi Perëndimi vendos sanksione të forta ndaj Rusisë si ndëshkim për agresionin e saj kundër Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy