Trafikuan 4 mln sterlina kokainë, 25 vite burg 4 shqiptarëve

Trafikuan 4 mln sterlina kokainë, 25 vite burg 4 shqiptarëve

Katër shqiptar janë dënuar me 25 vite burg në Angli pasi u kapën si pjesë e një bande droge e cila, deri në momentin arrestimit, kishte trafikuar kokainë me vlerë 4 milion sterlina në Southampton

Mediat britanike raportojnë se shqiptarët e dënuar janë: Nuri Mucmataj, Bekim Halilaj, Fitim Halilaj dhe Tomas Hela, dhe të katërt jetonin ilegalisht në Angli. Kokaina që shiste ky grup kriminal 91% e pastër, ndërsa gjatë arrestimit të tyre policia i gjeti edhe 180.000 stërlica cash. Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi për nëntë muaj. Grupi u kap më në fund kur oficerët bastisën një furgon Astra në Southampton i cili përmbante kokainë me një vlerë rrugësh prej  140,000 stërlina.

Në furgon, i cili ishte përshtatur për të pasur një seri vendesh të fshehura për të fshehur drogën dhe paratë, ishin Hela dhe Fitim Halilaj.

Policia pastaj kreu bastisje të mëtejshme në Carrington House, në Westwood Road, Portswood, ku gjetën Bekim Halilajn dhe 10,000 paund kokainë, ndërsa një kërkim i fundit  në rrugën Ted Bates, Bargate gjeti Mucmataj.Sipas medieve të huaja ata shpesh përdornin edhe emra të rremë në mënyrë që të qëndronin në Angli. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy