Integrimi në BE, Ramadani: Shqipëria po pëson dënim, BE nuk ka alternativë (VIDEO)

Integrimi në BE, Ramadani: Shqipëria po pëson dënim, BE nuk ka alternativë (VIDEO)

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miratoi të martën, konkluzionet për zgjerimin. Por, blloku evropian nuk dha afat se kur mund të mbahen konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lidhur me këtë çështje në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në MCN TV, këshilltari për çështjet e integrimit euroatlantik i kryeministrit Zoran Zaev, Ismet Ramadani tha se Shqipëria po pëson dënim për shkak të MV.

Ai u shpreh se nga ana e BE ka një absurd këtu pasi të gjitha deklaratat janë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për anëtarësimin, por sërish penalizohet. “Sikur duan ta venë Bullgarinë para një shtylle turpi”, tha Ramadani duke folur për penalizimin e MV për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Intervista:

Z. Ramadani ndikoi situata e trazuar politike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë se Veriut ne vendimin e BE për të mos pasur një datë për mbledhjen ndërqeveritare?

Ramadani: Mund të themi se ka ndikuar një situatë jo e stabilizuar. Meqë Bullgaria ishte në fluks të zgjidhjeve dhe në MV u paraqit një krizë, ku Zaev dha dorëheqjen dhe kjo situatë nuk mundësoi bisedimet intensive ndërsa afrohej samiti i KE. Kjo ndihmoi një situatë mjaft kritike. Deri tani qëndrimet kanë qenë të një Bullgari diktatoriale. Për çështjet e bashkëpunimit në infrastrukturë dhe fusha të tjera janë çështje që mund të diskutohet.

Mendoni se dy vendet janë peng i vetos bullgare apo problemeve te brendshme te BE?

Ramadani: Mund ta shohim në të dy këndvështrimet. Dy vendet nuk arritën të merreshin vesh. Në këtë rast Shqipëria po e pëson dëmin kolateral dhe po solidarizohet me MV që aspektin e fqinjësisë është shumë mirë por BE nuk ka ndonjë alternativë për ndarjen e Shqipërisë nga MV.

Z. Ramadani a janë të gatshme Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në optikën tuaj për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane?

Ramadani: Vendimet duhen edhe politike se fakti që kur ti fillojmë bisedimet duke i kaluar të gjitha kushtet që na ndihmojë në stabilizimin e institucioneve për demokraci institucionale. Të gjitha studimet tregojnë se kanë filluar lojtarë të rinj në BP. MV dhe Shqipëria mbeten jashtë BE dhe mund të rriten përqindjet e popullsisë sllave që të ekspozohet më shumë politika ruse.

Ne te gjitha deklaratat vendet e bllokut janë pro integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe e shohin atë si pjesë e familjes se madhe. Ndërkohë prej vitesh luftohet nga këto vende, por ne momentet finale duket se del gjithmonë një pengesë. Pse ndodh kjo?

Ramadani: Ka një skepticizëm dhe ata do ta vazhdonin këtë mënyrë nëse s’do kishte presion pak më të madh nga SHBA për shkak të krizave që po sinjalizojnë BP. Këto probleme që MV ka me Bullgarin dhe ndikimi i Rusisë në Serbi.

Një pyetje të drejtëpërdrejtë. Pse Shqipëria duhet të penalizohet nga vetoja e bullgarisë për Maqedoninë e Veriut?

Ramadani: Ka një absurd këtu. Të gjithë deklaratat janë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për anëtarësimin në BE, por këtu po penalizohet, sikur duan ta venë Bullgarinë para një shtylle turpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy