Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve/ Rama: I kanë pagat sa në Greqi, për rritjen me 3 mijë euro nuk ka Kushtetutë që i jep të drejtë

Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve/ Rama: I kanë pagat sa në Greqi, për rritjen me 3 mijë euro nuk ka Kushtetutë që i jep të drejtë

Kryeministri Rama ka reaguar sërish mëngjesin e kësaj të mërkure pas deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve.

 

Rama tha se gjyqtarët në vendin tonë i kanë pagat sa në Greqi dhe se për me 3 mijë euro që ata kërkojnë nuk i jep të drejtë as ligji dhe as Kushtetuta. 

 

Ju kërkoni 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes tuaj pagat. Shqiptarët duhet të dinë se ju kërkoni që për gjyqtarin e Shkallës së Parë paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro, për të apelit nga 3480 euro që është sot, në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në gjykatën e lartë të shkojë 5800 euro dhe të Prokurorëve të SPAK, të cilët i veçoj se nuk i është bashkuar kësaj përpjekje absurde dhe respekte, për ta çuar pagën e vet 9800 euro.

 

3 mijë euro doni t’i rrisni vetes në muaj me një vendim gjykate. Çfarë kërkoni? Ajo që e bën edhe më serioze këtë situatë, është se pagat tuaja, janë pagat më të larta goxha më të larta se në rajon, se në RMV, Mal të Zi dhe janë të barabarta me një vend të BE si Greqia. Sot ju i keni pagat sa në Greqi, dhe doni ti rrisni me nga 3 mijë euro në muaj, në emër të çfarë në emër të ligjit e Kushtetutës? E pavërtetë, nuk ka ligj e Kushtetutë që iu jep juve këtë të drejtë.

 

Më tej Rama tha se gjyqtarët kërkojnë të ndërhyjnë në politikën e pagave të Republikës së Shqipërisë.

 

Kryeministri akuzoi shoqatën se po sillet si parti politike dhe jo si përfaqësuese e një pushteti që duhet të ruajë paanësinë.

 

Për më tepër, ajo që kërkoni ju, të impononi, është që të ndërhyni në politikën e pagave të Republikës së Shqipërisë.

 

Mbrëmjen e djeshme Shoqata e Gjyqtarëve përmes një deklarate për mediat u shpreh se Rama po zhvillon një fushatë populiste për të ushtruar presion mbi Gjykatën Kushtetuese

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy