
Arbër Xhemali, kampioni absolut i bodybuilding në Shqipëri, i ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli eksperiencën e tij në fushën e fitnesit dhe bodybuildingut dhe mënyrat e të ushqyerit të në sportisti të këtij niveli.
Ai tha se zakonisht para kampionatit, ha shumë pak ushqim dhe pi 12 litra ujë në ditë që të krijoj tharjen.
Më shumë e bëj për pasion, regjimi është se konsumoj shumë pak ushqim në ditë, disa vakte por që pak sasi.
Pijë 12 litra ujë në ditë dhe përdor 12 gramë kripë në ditë në mënyrë që çfarë të pijë të nxjerr stomakun, pastaj kur vjen afër gara dy ditë para e heq kripën dhe ujin e mban.
Kam pas 128 kg në shtator, 104 kg kam arrit me tharje, me për kampionatin e 4 nëntorit, duhet të jem poshtë 100 kilogramëve.
Mua më duhen 2-3 milionë lekë në muaj për të mbajtur regjimin e duhur. Unë bëj 45 minuta hecje në mëngjes, pastaj në darkë maksimumi 1 orë stërvitje.
Zakonisht shqiptarët bëjnë gabim me ushqimin, hanë sallatë me pak bukë, është e njëjta gjë, janë pak veta që e mbajnë regjimin, sepse mund të hash 7 vakte por me masë.
Kampioni i bodybuildingut Xhemali, pranon se ka marrë steroide porse ato merren në masa dhe periudha të caktuara kur do të arrish më lartë sa i takon konkurrimeve.
Kam marrë steroide, por tani jo, nuk janë të vërteta fjalët që dikush ka vdekur nga to.
Duhet të merren me masë dhe periudha të caktuara, sepse edhe një njeri që pi raki çdo ditë e dëmton shëndetin, s’ka ku shkon, edhe kjo puna e steroideve njësoj.
Disa thonë nuk e marrim, por nuk është e vërtetë.
Kur dua të përgatitem për nivele më të larta konkurrimi, është domosdoshmëri marrja e tyre, që ti maresh kur do të arrish në ato nivele, steroidet duhet të merren në periudha të caktuara.



