Pano: Duhet të trimërohen klerikët. Feja nuk është në shërbim të politikës (VIDEO)

Pano: Duhet të trimërohen klerikët. Feja nuk është në shërbim të politikës (VIDEO)

Pastori Akil Pano, përfaqësues i Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, diksutoi në studion e MCN Informacion mbi lidhjet e fesë me politikën. Pano tha se politika e ka intimiduar ose e ka joshur klerin, duke e bërë të heshtë. Ai theksoi se feja nuk ka pse të jetë në shërbim të politikës, ndaj duhet të përfshihet në të në mënyrë aktive. 

 

Duhet të kapërcejnë vetveten. Përgjatë 30 viteve, megjithëse në pamje të parë, lufta ndaj fesë ka reshtur, ne trashëgojmë një mentalitet që e paralizon fenë. Kemi të bëjmë me një mentalitet që është sundues dhe prevalon. Pra, ndalon së pari klerin të merret me politikë. Komunikimi im publik është shumë më i madh seç ka qenë më parë. ajo që gjej unë është mendësia që e kanë kryesisht shumica e shqiptarëve, që thonë ose prift ose politikan. Ose hoxhë, ose politikan. 

 

Toni Gogu megjithë vlerësimin tim për të si kolegë të vjetër, për hir të së vërtetës duhet të them që prej 20 e kusur vjetësh është ndarë nga shërbesa në kisha. Ai është i përfshirë në jetën e kishës si çdo besimtar. Është e vështirë që sot të kemi në kulturën tonë të politikëbërjes ndikimin pozitivist që duhet të vijë nga klerikë të feve përkatëse. 

 

Çdo grupim ka të drejtë të përfaqësohet. Ligji nuk ndalon asnjë. Sa do të jenë ata në gjendje ta shpalosin vizionin e tyre dhe ta bëjnë kombëtar, kjo është në dorën e tyre. Unë fola për pjesën postkomunizëm. Mendoj që klerikët aktualisht janë shumë më ndikues në opinionin publik se politikanët. Mesazhi ynë nuk është një mesazh holistik që duhet të ndikojë dhe politikën. 

 

Nga një parlament sherri dhe grindjeje, ne na duhet një parlament paqebërës. Kuvendi nuk mund të shndërrohet në një model ndasish. Politika duhet të jetë konstruktive. 

 

Duhet të trimërohen klerikët. Feja nuk është në shërbim të politikës. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy