Një grua transgjinore ka nxjerrë në shitje virgjërinë për të paguar më pas me paratë e fituara operacionin që do t’i japë tipare të plota femre. Lila Rosë shpreson të marrë 15 mijë paund që të financojë ndërhyrjen e shumëdëshiruar dhe për këtë shprehet se ai që ia ofron këtë shumë do të shpërblehet me “seks që të heq trurin”.
Lila Rose, 25 vjeç, nga perëndimi i Londrës, po përpiqet të kthehet në grua dhe për këtë i është nënshtruar terapisë hormonale. Lila e ka rritur gjoksin, por do ta rrisë edhe një numër më shumë si edhe të zmadhojë vithet. “Vendosa ta nxjerr në shitje virgjërinë time për të paguar operacionin. Do të jem një grua me të gjitha tiparet dhe do ta shes veten për ofertën më të mirë. Ai që ofron më shumë do të paguajë operacionin tim dhe më pas do të bëjmë seks. Do të jetë shumë interesant”, ka thënë ajo.
I lindur në Francë dhe i rritur në një zonë me tradita myslimane, Lila nisi ta urrente trupin prej mashkulli që në adoleshencë. Pas shpërnguljes në Londër, nisi edhe eksperimentet e para të ndërrimit të seksit.



