Vllaznia është skuadra e radhës që kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët eliminuan në “Loro Boriçi” Partizanin, në një ndeshje që shkoi në penallti.
Pas barazimit pa gola në sfidën e parë, ndeshja e sotme u mbyll 1-1, pas golave të Malës për Partizanin dhe Aralica për Vllazninë. Me 120 minuta që nuk prodhuan fitues, skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku shkodranët ishin më të saktë.
Kuqezblutë i shënuan të pesta penalltitë, ndërsa për Partizanin gaboi vetëm Skuka. Në fianlen e Kupës, Vllaznia do të përballet me Laccin, që eliminoi më herët Teutën.



