Basha: Rama tregoi se është në krah të Tahirit

Basha: Rama tregoi se është në krah të Tahirit

Pak pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Tahiri’ ashpër ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha. Nga selia e PD-së ai pohoi për gazetarët se sot u vërtetua edhe njëherë se Rama është në krah të Tahirit.

“Shqiptarët kanë parë sot se si Rama ka mbrojtur Tahirin. Që është kapur në flagrancë nga Italia në trafikun e drogës dhe armëve. Tahiri merrte shuma të mëdha parash në këmbim të kësaj bande për t’ju siguruar siguri nga policia. Këto prova, që drejtësia italiane po i administron dhe prova të tjera janë paraqitur nga prokuroria, me qëllim heqjen e një privilegji i imunitetit parlamentar. Rama tregoi se është në krah të Saimir Tahirit. E vërteta që i lidh është me e fortë se retorika për të bërë drejtësi.”,tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy