
Gjergj Buxhuku, ekspert ekonomie tha në studion e MCN Economy se Shteti ynë shquhet për moskorrektesë dhe mosseriozitet në tabelat e statistikave të shumë aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve.
Më tej Buxhuku tha se çmimet e shportës janë më të larta se në vendet fqinje.
Çmimet e sotme nëse i krahasojmë në nivelin absolut, sidomos çmimet e shportës janë më të larta se në vendet fqinje.
Nëse do krahasojmë inflacionin, praktikisht inflacioni mund të ndodhë që e ke pasur çmimi e lartë një vit më parë. Nuk të ka ndryshuar shumë këtë vit, çmimi në vlerë absolute është mjaft më i lartë se vendet përreth, por në vetvete inflacioni është i ulët.
Qeveritë në përgjithësi, sidomos qeveritë e vendeve jodemokratike ose që janë në proces demokratizimi, e kanë shumë të lehtë të spekulojnë me shifrën e inflacionit. I intereson të jetë i ulët.
Çmimet e shportës janë të larta, mjaft më të larta se vendet e rajonit, por edhe sesa ato të vendeve të BE.
Edhe treguesi preu 50% që shkojnë më shtrenjtë se ato të BE është reale. Kjo duhet veçuar nga treguesi i inflacionit.
Shteti ynë shquhet për moskorrektësi dhe mosseriozitet në tabelat e statistikave të shumë aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve.



